Vendosni fjalën kyçe....

62-vjeçari del nga rruga me makinë në Gjirokastër, ndërron jetë në spital


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër.

Shtetasi F.M 62-vjeç duke drejtuar automjetin “Fiat” dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë, 62-vjeçari, ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ditën e sotme rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.