Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës sërish në protestë, tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë


Sërish ditën e sotme banorët e Bërxullës po protestojnë kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, pasi rruga kalon nëpër pronat e tyre.

Banorët e kësaj zone ankohen se pronat e tyre janë shpronësuar nën vlerën e e vërtetë që kanë.

Gjatë protestës banorët janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të bllokojnë qarkullimin rrugor.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.