Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Elbasanit protestojnë në Unazën Jugore të qytetit pas aksidentit me humbje jete të 20-vjeçarit


Një grup banorësh në Unazën Jugore të Elbasanit kanë mbajtur ditën e sotme një protestë, pasi sipas tyre ky segment rrugor është me rrezik për jetën e këmbësorëve.

Protestuesit kërkojnë që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment.

Protesta vjen pas aksidentit të fundit ku 20-vjeçari Fiori Sula humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari.

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht edhe qarkullimin. Në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë viteve të fundit ka pasur aksidente të shumta. Protestuesit kanë sugjeruar ndërtimin e një nënkalimi në Unazën Jugore.