Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Partia e Lirisë mbështetje të fortë kanidates Alolli për Bashkinë Korçë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidaten e opozitës për zgjedhjet lokale në Korçë, Ledina Alolli.

Alolli do jetë kandidatja e përbashkët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për Bashkinë e Korçës.

Një takim shumë i ngrohtë me Prof. Ledina Alolli, për t’i shprehur mbështetjen më të fortë të Partisë së Lirisë, si Kryebashkiake e ardhshme e Korçës.

Profesionalizmi i dëshmuar si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan Noli”, përkushtimi ndaj edukimit cilësor të të rinjve, angazhimi i palodhur, edhe si ish-deputete e PD, për zhvillimin modern të qytetit, si dhe qytetaria e saj janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.

Falënderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Korça e meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!”—shkruan Blushi.