Vendosni fjalën kyçe....

Dy vëllezër nga Mati goditen me thikë nga persona të pa identifikuar, njëri në gjendje të rëndë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat. pasi dy vellezër A. Hysa dhe K. Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.

Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por se pritet të nisen me urgjencë drejtë Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë , ndërsa tjetri me ambulancë.

Grupi hetimor dhe prokurori janë nisur drejt vendngjarjes, për të hetuar lidhur me detajet.