Vendosni fjalën kyçe....

Një sulm me mikrodronë goditi një objekt ushtarak në Iranin qendror


Një shpërthim i madh ndodhi herët të dielën në një objekt ushtarak në Iranin qendror, sipas raportimeve të mediave, raporton AA.

Shpërthimi ishte në një fabrikë të prodhimit të municioneve të Ministrisë iraniane të Mbrojtjes në provincën Isfahan, tha televizioni shtetëror.

Guvernatori i Isfahanit konfirmoi incidentin dhe tha se nuk u raportua për viktima.

Objekti ushtarak u sulmua me mikrodronë, por dështoi, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Një prej avionëve u godit nga sistemi i mbrojtjes ajrore të objektit, ndërsa dy të tjerë shpërthyen pasi u kapën në kurthe mbrojtëse.

Nuk raportohet për viktima, por dëme të vogla kanë ndodhur në çatinë e objektit, shtoi ai.