Pak pas deklaratës të kancelarit gjerman Olaf Scholz se do të vazhdojë të kontaktojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin për t’i kërkuar këtij të fundit që të ndalojë luftën në Ukrainë, ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov i cili bëri me dije se presidenti rus, Vladimir Putin mbetet i hapur për bisedime.
Më herët kancelari Scholz u shpreh se “do të fliste përsëri me Putinin në telefon, sepse ne duhet të flasim.
I takon Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë këtë luftë të tmerrshme të pakuptimtë që tashmë ka kushtuar qindra mijëra jetë.” , tha ai.
Kancelari më pas kujtoi se bisedat e kaluara telefonike me Putinin nuk kanë pasur ton të vrazhdë, duke theksuar megjithatë se lideri rus ka sqaruar vazhdimisht se dëshiron të aneksojë me forcë pjesë të vendit të tij fqinj, gjë që Scholz e konsideron të papranueshme.
Ndërkohë Dimitri Peskov u përgjigj se “Deri tani nuk ka plane për biseda të dakorduara. Putin ka qenë dhe mbetet i hapur për kontakte”- ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, shkruan RIA Novosti.