Është rritur në 3 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në rreth 1.000 numri i të plagosurve në tërmetin 5.8 ballë që goditi mbrëmë qytetin Khoy në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor në Iran.
Zabihullah Kazemi, prefekti i rajonit Khoy ka folur për agjencinë e lajmeve Fars dhe ka ndarë informacionet e fundit lidhur me humbjet e jetëve në tërmet.
Ai ka bërë të ditur se është rritur në 3 numri i personave që kanë humbur jetën.
Kreu i situatave emergjente të Iranit, Mujtaba Khalidi tha se “Në tërmetin në Khoy deri më tani 973 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalet në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor”.
Vazhdojnë punimet për ndihmë në 70 fshatra të rajonit.
Sipas informacioneve në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti 5.8 ballë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:44 sipas kohës lokale në qytetin Khoy të Iranit dhe ka qenë në një thellësi prej 6.49 kilometra nën tokë.