Vendosni fjalën kyçe....

“Do e çoj në Strasburg çështjen, janë shtyrë qëllimisht 10 seanca” – Nëna e 23-vjeçarit që u gjet i vrarë me thikë kërkon drejtësi


Nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi, i cili u gjet i vrarë tre vite e gjysmë më parë në vendin e quajtur ‘Kthesa e Hamilit’ në Fier, kërkon drejtësi për të birin.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2019, ku trupi i pajetë i të riut u gjet në një kanal, i goditur më thikë.

E ëma, Dukate Selimi, është endur nëpër gjyqë për të kërkuar drejtësi për të birin.

Çështja në fjalë ka shkuar për gjykim megjithatë ajo ka shprehur rezerva për trupin gjykues, duke theksyar se janë shtyrë qëllimisht dhjetë seanca gjyqësore, shkruan BW.

Dukate Selimi ka pretenduar se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila mungonte dhe shtyhej seanca, gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë.