Vendosni fjalën kyçe....

Mediu konfirmon “takatin” amerikan në disa takime të rëndësishme


Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i Partsië Republikane, Fatmir Mediu, shfaqet gjetë një darke me Kryetarin e Kongresit Amerikan z. Kevin McCarthy-n, ku fokusi i kësaj darke ka qënë mbajtja e Forumit të Sigurisë mbi agresionin rus dhe influencën në rritje të Kinës në Ballkan. Mediu ka qënë i shoqëruar edhe nga deputetja e PD Dhurata Çupi.

“Gjatë darkës me Kongresmenin Pete Sessions me të cilin kam organizuar Forumin e Sigurisë “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” i cili do zhvillohet në dt 31 Janar në Kongresin Amerikan me përfaqësues nga 20 shtete të Europës Juglindore, ishte kënaqësi e vecantë të takohesha me kryetarin e Kongresit të SHBA z. Kevin McCarthy. Në këtë darkë ishim së bashku me kolegen, deputeten e PD znj.Dhurata Cupi”, shkruan Mediu.

Këto takime vijnë pas inkursionit te SPAK ndaj çeshtjes Gërdeci.