Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i Alibeajt kërkoi interpelancë me Ramën, në rend dite futet edhe çështja e ish-zyrtarit të FBI

 

Të kërkuar nga Grupi i Enkelejd Alibeajt, Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen “McGonigal”.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, deputetja e PD Flutura Açka, ngriti shqetësimin se si u mbyll herën e kaluar seanca parlamentare duke shmangur debatin për ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, që opozita e kërkoi me këmbëngulje.

Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, ka deklaruar deputetja.