Kreu i Partisë së Lirisë Meta deklaroi pas përfundimit të takimit më kreun e PD-së Berisha në selinë blu se zbardhja e korrupsionit të kryeministrit Rama ndaj zyrtarëve të lartë të huaj duhet zbardhur sa më shpejt pasi është luftë kundër demokracisë.
Meta tha gjithashtu se regjimit të Ramës do i vijë fundi nga zgjedhjet dhe protestat.
“U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit sesi Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat. Kemi rëndë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD dhe kërkesat e saj të drejta.” – tha Meta.