Vendosni fjalën kyçe....

Nënshkruhet marrëveshja për Portin Turistik, Rama: Koha për të nisur punën në terren, do shndërrojë rrënjësisht Durrësin


Kryeministri Rama tha sot se është koha për nisjen e projektit të Portit turistik të Durrësit.

Ai e bëri deklaratën gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë investuese Alabbar.

Kreu i qeverisë e quajti projektin investimin më të madh të huaj në vend, i cili sipas tij do shndërrojë rrënjësisht Durrësin duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe.

“Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin. Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur.
Ai shtoi se procesi ka qenë i gjatë për sa i përket aspektit tekniko-ligjor por me firmosjen e kontratës, procesi do përfundojë e do nisë puna për çeljen e kantierit.

“Koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë, me shume yçkla në aspektin tekniko ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së fronti të ri punësimi. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptarë si një lokomotive që do sjell impakt të jashtëzakonshme në rritjen e  shpejtë të zhvillimit ekonomik. Do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguar për shumëkënd që s’do ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë të ikë jashtë.” – shton kryeministri.