Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqet Rama teksa rrufit kafenë: Kam qenë me grip, bëni kujdes se s’të bën për burrë (Video)


Kryeministri Rama është shfaqur pas disa ditësh mungesë në komunikimet publike.

Teksa rrufit kafen e mëngjesit ai njofton se ka qenë më grip duke u bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes prej tij.

Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se në pranverë do ketë një pako tjetër ndihme për pensionistët.

“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Se shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju.” – tha ai.

Kryeministri Rama kishte munguar prej disa ditësh në komunikimet publike mes hetimit në SHBA ndaj ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal e akuzave të opozitës se kreu i qeverisë ka korruptuar agjentin për të sulmuar opozitën.