Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam vrarë njeri, vëllai ishte rrëzuar, gruan e gjeta të pajetë” – 80-vjeçari i akuzuar për krim në familje mohon akuzat


I moshuari që akuzohet se vrau bashkëshorten dhe të vëllanë ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë seancës në gjykatë. 80-vjeçari Xhevit Sinani pohoi para gjyqtarit se nuk kishte vrarë njeri.

Ai tha se kur kishte shkuar në banesën e vëllait e kishte parë atë në tokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesë kishet gjetur të pajetë bashkëshorten.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.” – tha ai, shkruan BW.

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80 vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Gjatë seancës së sotme gjykata vendosi lënien në burg të të moshuarit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit të premten e shkuar, ngjarje për të cilën akuzohet Sinani.