Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit në qytetin Peshawar në veriperëndim të Pakistanit pas një shpërthimi në xhami që vrau të paktën 34 persona dhe la mbi 120 të plagosur, shkruan CNN.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në xhaminë e cila ndodhet brenda një kompleksi policor.
Sarbakaf Mohmand dhe Omar Mukaram Khurasani – dy zyrtarë nga talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP) – dhanë deklarata duke thënë se shpërthimi ishte “hakmarrje” për vdekjen e militantit të TTP Khalid Khorasani vitin e kaluar.
TTP është një organizatë e huaj terroriste e përcaktuar nga SHBA që vepron si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan.
Në një deklaratë shefi i policisë së Peshawarit, Mohammad Aijaz Khan, më herët hodhi dyshime se sulmi brenda xhamisë së Linjave të Policisë mund të ishte një sulm vetëvrasës.