Makina e prefektit të Korçës është goditur nga një person, i cili u arrestua pak minuta pas largimit nga vendngjarja.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit të Korçës, mbrëmjen e sotme një person ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale
Drejtuesi me iniciale D. Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit
Pas kësaj policia bëri të mundur shoqërimin e tij në komisariat, ndërsa çështja do t’i kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.