Prej disa ditësh policia ka nisur një aksion, i pari ndonjëherë i këtij lloji për çmontimin e kamerave të vendosura në rrugët e qyteteve kryesore të vendit.
Fillimisht aksioni nisi në Shkodër më 25 janar ku u çmontuan dhjetëra kamera në disa lagje e rrugë kryesore të qytetit, të ciulat dyshohet se ishin vendosur nga grupet kriminale për të mbikëqyrur lëvizjet e aksionet e policisë po edhe grupet rivale.
Më pas aksioni u shtri në qytete të tjera si Vlora, Durrësi, Elbasani e Korça për të vijuar sot në Tiranë ku u çmontuan rreth 155 kamera.
Ndërkohë në Kamëz u çmontuan 55 kamera.
Disa nga kamerat në Tiranë u hoqën në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në banesat e Emiljano Shullazit e Pajtim Serjanit.
Gjashtë kamera janë çmontuar në banesën e Elidon Kotorrit ndërsa ndër emrat e tjerë që dyshohet se kanë vendosur të tilla për të përgjuar policinqë e rivalët është edhe Gjergj Cukali në rrugëm ‘Myslym Shyri’.
Pjesa më e madhe e kamerave të çmontuara janë pa kabëll ose ëireless duke bërë që të kontrollohen lehtësisht nga celularët apo pajijset e tjera smart.
Ndërkohë serverat e kamerave, që dyshohet se janë në Gjermani apo edhe vende të tjera nuk janë sekuestruar ende. deri tani në mbarë vendin janë çmcontuar mbi 350 kamera ndërsa nën hetim janë vënë mbi 60 persona, pjesa dërrmuese e të cilëve emra të njohur të botës së krimit.