Spartak Ngjela (i vetëquajtur si kalibër anglosakson) ka bërë një parashikim lidhur me kryeministrin Rama për sa i përket hetimit të çështjes McGonigal në SHBA.
Ai tha se nëse kreu i qeverisë rezulton i implikuar atëherë 100% do ekstradohet nga autoritetet amerikane.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ai tha se çështja penale në fjalë ka nisur në SHBA duke theksuar se në Shqipëri nuk mund të nisë asnjë hetim pasi duhen prova.
“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit. Meqë problemi është me Ramën, thotë po e verifikojnë. Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. Ju si mendoni, nëse del i implikuar Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. Hetimi nuk nis këtu sepse do prova. Ku i gjeti provat FBI-ja për shefin e Shqipërisë? Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë. SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale.” – tha Ngjela.