Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës


Në fjalën e tij në përfundim të mbledhjes së  Kryesisë së Partisë Demokratike., kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se në datën 11 shkurt do të mbahet në Tiranë një protestë kombëtare, lidhur me ngjarjet e fundit politike

Më datën 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana marshon në rrugët dhe sheshet e saj në një protestë kombëtare siç nuk e ka pare vendi ndonjëherë” u shpreh Berisha.

Berisha ka ftuar t’i bashkohen protestës çdo qytetar, për të përzënë këtë regjim që sipas tij, është sjellë në mënyrë ç’njerëzore ndaj tyre.

Beteja do të jetë beteja e fitores së opozitës shqiptare”, tha Berisha.

“Në orën 12:00 para Kryeministrisë Shqipëria do vërshojë drejt Tiranës”, tha ai.