Vendosni fjalën kyçe....

Çifti filmohet duke kërcyer në rrugët e Teheranit, gjykata i dënon me 10 vjet burg


 

Kohët e fundit regjimi Iranian është bërë mjaft i ashpër me dënimet e rënda me burg apo me ekzekutime, por këtë here një gjykatë ka dënuar një çift të ri që kërcenin para një prej monumenteve kryesore të Teheranit, sipas The Guardian.

Secili është dënuar me më shumë se 10 vjet burg.

Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, të dy në fillim të të 20-tave, u arrestuan në fillim të nëntorit pasi një video u bë virale që i tregonte ata duke kërcyer në mënyrë romantike përpara Kullës Azadi.

Haghighi nuk mbante shami, në kundërshtim me rregullat strikte të Iranit, por gratë gjithashtu nuk lejohen të kërcejnë në publik, e për më tepër me një burrë.

Gjykata revolucionare në Teheran i dënoi ata me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe vendosjen e ndalimeve për përdorimin e internetit dhe largimin nga Irani, tha Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA (HRANA).