Vendosni fjalën kyçe....

Francezët intesifikojnë protestat në gjithë vendin kundër rritjes së moshës së pensioneve, ndërpriten shkollat dhe transporti publik


Disa ditë më pare me njoftimin e presidentit francez Macron se do të rritë moshën e pensionit, pothuaj gjithë qytetet në Francë u ngritën në protesta kundër këtij propozimi.

Por një valë e dytë protestash dhe grevash franceze është duke u zhvilluar sërish kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, shkruan BBC.

Tetë sindikata të mëdha po marrin pjesë në këtë grevë, e cila ka ndërprerë shkollat, transportin publik dhe rafineritë e naftës.

Marshimet po zhvillohen në të gjithë Francën duke përfshirë qindra mijëra njerëz, pasi dita e parë e aksionit tërhoqi më shumë se një milion njerëz.

Disa qytete kanë parë turma më të mëdha se në 19 janar.

Qeveria Macron po ecën përpara me reformat e moshës së pensionit përballë sondazheve të opinionit që sugjerojnë se dy të tretat e votuesve janë kundër ndryshimeve, të cilat fillojnë kalimin e tyre në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.

Por pa një shumicë në parlament, qeveria do të duhet të mbështetet tek republikanët e krahut të djathtë për mbështetje po aq sa edhe deputetët e partive në pushtet.