Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjet e fundit si Inceneratorët, thirrja e Monika Kryemadhit në SPAK apo operacioni “Fijet.
Lala u shpreh se thirrja e Kryemadhit në SPAK ka ardhur si pasojë e fakteve të reja të publikuara prej saj, me pamjet me dron të kapura që nga momenti kur mbetjet hidhen në kosh e deri në groposjen e tyre, duke vërtetuar mos incenerimin e tyre.
“Nuk është hera e parë që thirret në SPAK për këtë çështjes. Ish- LSI ka bërë disa denoncime radhazi për këtë aferë.
Të njëjtët personazhe janë në të tre inceneratorët. Për dy orë kryemadhi dha dëshminë për Inceneratorin e Tiranës nën dritën e fakteve të reja.
Ditët e fundit ajo ka publikuar filmime se si mbetjet groposeshin në Sharrë dhe nuk ndodhte diferencimi dhe incenerimi i tyre.
Kryemadhi vërtetoi me prova dhe filmime të gjithë procesin deri në groposjen në venddepozitimin e mbetjeve.
Historia e Inceneratorëve nuk duhet të bazohet vetëm në provat e sjella nga politika. Është një histori e pastër korrupsioni. Nis nga tre njerëz, Mërtiri, Zoto dhe Gugallja.
Nëse më herët kemi folur për Gërdecin, 21 janarin vrasje shtetërore e nuk ka të ndëshkuar, edhe Inceneratorët është çështjes e pa hetuar dhe e pa gjykuar.
Ka pasur probleme. Ka një përfshirje të lartë shtetërore, e kemi të paqartë se kush janë njerëzit e përfshirë në këtë aferë.
Është i pasqaruar roli i Engjëll Agaçit, s’kemi një përgjigje nga SPAK, as për Gjiknurin, Veliajn apo Ahmetaj. Ka ardhur koha që SPAK ta çojë deri në fund këtë histori se ka prova ulëritëse për këtë aferë”, ka deklaruar ajo.
Lala ka folur edhe në lidhje me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani dhe atë që pritet të ndodhë me çështjet në hetim.
“Ka zgjedhur një mënyrë tjetër komunikimi me mediat. Kam parë qasje pozitive sepse po mban ca shënime për të përmirësuar dhe për të pasur një institucion kompetent.
Po sheh si prioritet çështjes me interes të lartë publik si Inceneratorët apo McGonigal.
Për Inceneratorët, Dumani bëri të qartë se roli i tij po hetohet. Shoh qasjen e Dumanit veç problematikave, një qasje të drejtë. Çështjet që kanë vite që kanë kaluar janë të vështira për tu hetuar”, ka deklaruar gazetarja.
Sa i përket skandalit McGonigal, Klodiana Lala tha se është një histori që ka nevojë për një hetim të plotë dhe shterues. Megjithatë shtoi se kjo histori është e vështirë për tu hetuar pasi pjesa më e madhe e aferës ka ndodhur në SHBA.
“Nuk di çfarë e pengon SPAK. I kam dërguar Dumanit she SPAK kërkesë për informacion nëse është nisur një hetimi, ende nuk kam marrë një përgjigje. Kjo është një histori që ulëret, ka nevojë për një hetim shterues të plotë e gjithëpërfshirës.
Kjo nuk është histori qesharake apo furtunë në një gotë uji. Kjo duhet hetuar. Presim një reagim nga SPAK për këtë çështjes. Mendoj që është histori e vështirë për tu hetuar se pjesa më e madhe e aferës është kryer në SHBA.
Për të gjithë ne ka rëndësi të dihet roli i zyrtarëve të lartë të vendit tonë dhe kryeministrit që përmendet 14 herë në aktakuzë. Fakti që Rama e ka relativizuar dhe e ka kaluar me një Twitter, mua nuk më duket normale”, tha ajo.
Lala foli edhe mbi operacioni më të fundit të policisë shqiptare, operacionin “Fijet” për kapjen e kamerave të vendosura nga eksponentë të krimit në rrugët e vendit.
Ajo tha se policia ka bërë vetëm heqjen e kamerave por se nuk ka arritur të marrë në dorëzim serverat apo pamjet e filmuara prej tyre.
“Për mua nuk ka pasur asnjë surprizë.
Në disa dalje të miat publike e kam ngritur si shqetësim që vila luksoze monitorohen me kamera me rezolucion të lartë dhe me fushë të gjerë veprimi.
Kjo nuk ishte e panjohur për policinë, mjafton të kalojë në zonat ku jetojnë bosët. Se përse nuk ka vepruar më parë, kjo është një shpjegim që duhet ta japë policia. Kjo histori është pozitive por nuk mund të relativizojë çështjen McGonigal apo 21 janarin. Kamerat janë vendosur nga dikush dhe kanë dhënë rezultate. Policia është në një pikë që marrim kamerat por jo serverin. Kamera që kontrollohen nga celulari dhe nuk janë marrë pamjet e regjistruara”, tha ajo.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ballkanweb