Shefi i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se brenda verës Kievi duhet të bëjë gjithçka që të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia në vitin 2014.
Në një intervistë me Washington Post, Kyrylo Budanov, tha se gjithçka nisi në Krime dhe aty duhet të përfundojë.
“Gjithçka filloi në Krime në vitin 2014 dhe gjithçka do të përfundojë atje. Ukraina duhet të bëjë gjithçka që Krimea t’i kthehet deri në verë.” – tha Kyrylo Budanov, kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve, në një intervistë për Washington Post.