Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi del nga SPAK: Do vijoj të depozitoj dokumente të reja për inceneratorin e Tiranës


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ësht ëpërgjigjur për mediat pas dëshmisë së saj në SPAK.

Kryemadhi dha detaje rreth marrjes së saj në pyetje nga prokurorët duke thënë se do të vazhdojë të dorëzojë dokumente të tjera për inveneratorin e Tiranës.

Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton. Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë”, tha Kryemadhi.