Vendosni fjalën kyçe....

‘McGonigal’ – SPAK i përgjigjet Bardhit, i kërkon dokumentet që ai përmend në kallëzimin ndaj Ramës


SPAK i ka kërkuar deputetit të PD-së Bardhi që t’i dorëzojë dokumentet që ai përmend në padinë e 24 janarit ndaj kryeministrit Rama.

Kallëzimi në SPAK nga ana e demokratit kishte të bënte me një kërkesë për të nisur hetimet ndaj kreut të qeverisë për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Sot SPAK i kërkon Bardhit që t’i vërë në dispozicion materialet fillestare të drejtësisë amerikane që deputeti përmend në kallëzimin e tij.

Bardhi deklaroi gjatë kallëzimit të padisë se veprimi i Ramës ishte më i rëndi në 30 vitet e fundit në vend pasi sipas tij, kreu i qeverisë korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën.

Në përgjigjen e sotme, kreu i SPAK-ut Dumani i kërkon Bardhit vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane, më saktë e aktpadisë së prokurorit të çështjes McGonigal.