Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-s gjatë administratës Trump, i tha Breitbart Neës në një intervistë ekskluzive të shtunën se ai mbështet paralajmërimin e një gjenerali ushtarak amerikan në një memo të fundit se SHBA-ja duhet të përgatitet për luftë me Kinën.
NBC News raportoi të premten se gjenerali Mike Minihan, komandanti i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore (AMC), shkroi një memo që parashikonte se SHBA do ishte në luftë me Kinën për Tajvanin në vitin 2025.
Minihan shkroi se SHBA-ja e Tajvani do ‘trazoheshin’ nga zgjedhjet presidenciale në dy vendet në vitin 2024 dhe presidenti kinez Xi Jinping do kishte një mundësi për të ‘lëvizur’ në Tajvan.
“Shpresoj të jem gabim. Por ndjesia ime është se do luftoj në vitin 2025.” – tha Minihan.
Minihan thuhet gjithashtu se u tha të gjithë komandantëve të krahëve ajrore në AMC dhe komandantëve të tjerë operacionalë të Forcave Ajrore që të raportojnë të gjitha përpjekjet kryesore për t’u përgatitur për një luftë me Kinën deri më 28 shkurt.
AMC është përgjegjëse për transportin dhe furnizimin me karburant të anëtarëve të shërbimit në mbarë botën.
Pompeo i tha prezantuesit të Breitbart Neës, shefit të Byrosë së Uashingtonit, Matt Boyle, se ai nuk e kishte lexuar memorandumin e Minihan, por se, ‘pika e përgjithshme është kapur shumë mirë’.
“Partia Komuniste Kineze, sinqerisht, ka qenë në luftë, të paktën luftë ekonomike, me Shtetet e Bashkuara për 40 vjet, dhe ne thjesht kthejmë faqen tjetër dhe i lëmë ata të na kalojnë dhe të ndërtojnë ekonominë e tyre mbi kurrizin e punëtorëve amerikanë.” – tha Pompeo për memorandumin, shkruan Breitbart.
Ai shtoi më tej:
“Po, ushtria jonë duhet të përgatitet. Nuk e di nëse viti 2024, 2025 është momenti, por ne duhet të bëjmë punën e vështirë, të vendosim sistemet tona hapësinore ushtarake, sistemet tona kibernetike, t’i rreshtojnë të gjitha dhe më pas të punojmë për të vazhduar të ndërtojmë atë që unë po shkruaj në librin tim: ‘Mos lësho asnjë pëllëmbë’. India, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, partnerët tanë në rajon, Filipinet, ne duhet të punojmë me ta për të ofruar kundër Partisë Komuniste Kineze një kapacitet të mirë e për ta penguar Pekinin të bëjë pikërisht atë që shkruan Minihan. “Është e mundur të bëhet. Lutem që Presidenti Biden dhe ekipi i tij të jenë në lartësinë e kësaj detyre dhe të jenë seriozë për këtë. Unë kam parë disa prova që ata po punojnë për të, por jo aq shpejt sa duhet, ose mjaft seriozisht.”- shtoi ai.