Vendosni fjalën kyçe....

PD thirrje SPAK-ut të hetojë personat pas aplikacionit ‘Aktivisti’: Shantazh i Ramës ndaj administratës


Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë personat përgjegjës pas apikacionit ‘Aktiv1sti’, që sipas selisë blu është një formë shantazhi ndaj administratës, shkel Kodin Civil e Kodine Punës si dhe të drejtat e njeriut.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Drejtat e Njeriut Bislim Ahmetaj tha se punonjësve të administratës u është kërkuar të instalojnë aplikacionin në fjal, që është prodhim i zyrës së agjitacionit e propagandës pranë kryeministrit, shtoi ai.

“Punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktiv1sti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit. Përveç pëlqimeve, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht  cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës. I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti” me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.” – tha Ahmetaj.