Qeveria i ka kaluar një fond prej rreth 2.5 miliardë lekësh të rinj KQZ-së përmes një VKM për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku pjesën më të madhe e zënë përgatitjet për votimin elektronik.
Nuk do jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale të 14 majit. Në Fletoren Zyrtare shihet i zbardhur vendimi i qeverisë, me kërkesë të Ministrisë së Financave për alokimin e një fondit prej 1.9 mld lekësh për financimin e votimit elektronik sipas kërkesës së bërë nga KQZ dhe 600 milionë për shpenzime të tjera.
KQZ do të shqyrtojë se cilat bashki, veç Vorës që është aktualisht, do të bëhen pjesë e votimit elektronik, ndërkohë që Elbasani dhe Kamza shihen si zonat zgjedhore më të mundshme për ta implementuar.