Vendosni fjalën kyçe....

SPAK nis verifikimet për çështjen McGonigal pas kërkesës së Bardhit


Prokuroria e Posaçme ka nisur nis verifikimet për çështjen “McGonigal” të ish-zyrtarit të FBI të lidhur që do gjykohet në SHBA për lidhjet ruse por që përmendet në dosje edhe për takime me kryeministrin Edi Rama.

Lëvizja e SPAK vjen pas kërkesës zyrtare të deputetit të PD-së Gazment Bardhi drejtuar organit të akuzës për të nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

SPAK ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.