Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur pakënaqësi ndaj ministres së Jashtme të vendit, Annalena Baerbock, raportoi gazeta Bild të dielën, duke cituar një person të njohur me këtë çështje.
“Në zyrën e Kancelarit, gabimet e Baerbock po vihen re me kujdes.” – citohet të ketë thënë një burim i brendshëm i qeverisë.
Përçarja më e fundit thuhet se ka ndodhur kur ministrja i tha Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës javën e kaluar se ‘ne po luftojmë një luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit’.
Fjalët e Baerbock bien ndesh me qëndrimin e Berlinit se, pavarësisht furnizimit të Kievit me armë të rënda, Gjermania nuk është palë në konfliktin e armatosur. Komentet e saj u dënuan në Rusi si dhe u kritikuan nga opozita në vend si të pamatura e të rrezikshme.
“Kjo është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës.” – sqaroi Scholz të shtunën.
“Kjo nuk ndryshon nëse ne i ofrojmë Ukrainës ndihmë financiare dhe humanitare ose i dërgojmë armë.”
Përveç komentit të ‘luftës’, sipas Bild, Baerbock deklaroi këtë muaj në një intervistë për mediat franceze se Berlini nuk do e ndalonte Poloninë të dërgonte tanke ‘Leopard 2’ të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Kancelaria u tha se ishte habitur nga deklarata e saj sepse Scholz ishte ende duke negociuar çështjen e ndjeshme në atë kohë me SHBA-në dhe vende të tjera evropiane.
Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjermane kërkoi falje për postimin në Tëitter se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili po udhëtonte në Afrikë në atë kohë, kishte ardhur ‘për të mos parë leopardë’.
Një zëdhënëse e kryetarit të Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki, kritikoi postimin në Twitter, duke akuzuar ministrinë e Baerbock për ripërtëritje të ‘temave koloniale’.