Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve për protestën e 11 shkurtit: Të bashkohemi për të mbrojtur nderin dhe të ardhmen e kombit


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi sot drejtuesit e partisë për të diskutuar për protestën kombëtar të 11 shkurtit.

Berisha u shpreh se ka besimin që atë ditë shqiptarët do të dynden në Tiranë, i madh apo i vogël, për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Të bashkohemi për të mbrojtur nderin e të ardhmen e kombit.
Të bashkohemi për të larguar këtë demon pushteti që i futi një thikë në zemër marrëdhënieve me partnerin tonë më kryesor strategjik, i cili ka kontrubuar në lirinë e shqiptarëve. Nuk ka shërbim më të keq që mund t’i bëhej kombit nga një person përveç se ta bënte për llogari të Rusisë por rusët ishin vetë në këtë aferë dhe ai e bëri për llogari të karriges së tij. Kam besim që me 11 shkurt Shqipëria, i madh e i vogël do vërshojë në Tiranë për përmbysjen e Ramës. Tirana do derdhet në rrugë e shesh për të larguar uzurpatorin, një kryeministër që me qëndrimet e tij është sot njeriu më i damkosur në gjithë botën e lirë. Më 11 shkurt shqiptarët do thonë fjalën e tyre”, tha Berisha.