Vendosni fjalën kyçe....

Besiana Kadare godet Ben Blushin: Bisedën private me tim atë e shiti si intervistë, gjest imoral, i paligjshëm e mjeran


Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana, ka goditur ashpër Ben Blushin, pas publikimit të një bisede private tijën me të atin, të cilën e ka nxjerrë si intervistë.

Në një shënim në rrjetet sociale ajo shkruan se ajo që është nxjerrë si intervistë nga Blushi është një bisedë e rëndomtë private e të atit me Blushin dhe një krijesë e këtij të fundit.

Ajo shton më tej se publikimi i bisedës në formë ‘interviste’ pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit duke abuzuar me besimin, është një gjest immoral dhe i paligjshëm.

Besiana Kadare shkruan në fund se përpjekje të tilla për të shfrytëzuar figurën e të atit, kontaktin me të e moshën e thyer të tij janë mjerane.

“Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim ati, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli. Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme  “interviste”, pa marre pelqimin e bashkebiseduesit,  duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me  “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura. Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem. Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane.” – shkruan Kadare.