Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen 5 të rinj në malet e Razmës, operacioni për shpëtim zgjat disa orë


Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza që kanë shkuar në piken turistike të Razmës, për sport në borë kanë mbetur të bllokuar.

Ata kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri nga djemtë është sëmurë në një largësi të madhe nga vendi ku kanë automjetet e tyre.

Grupi ambulancës është nisur drejt vendit te ngjarjes por duhen te paktën dy orë në këmbë për të mbërritur tek te rinjtë.

Të rinjtë ndodhen të strehuar në një stan veror deri në mbërritjen e ndihmës

Njoftim:

5 Te rinj bllokohen ne bore ne M.Madhe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Opeacione shpëtimi

Kanë arritur të hyjnë në lidhje me të rinjtë dhe po vazhdojnë. Marshimin në drejtim të tyre, pasi u duhet të udhëtojnë nga Razma 20 km në këmbë.

Forcat e policisë së ndërhyrjes së shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, prej 2 orësh kane nisur një operacion shpëtimi në Fushë të Zezë, 20 km në veri të Razmës së Malësisë së Madhe, ku kanë mbetur të bllokuar në borë 5 të rinj nga Bajza e Kastratit, të cilët kishin shkuar për të rrëshqitur me ski ! Para një ore dy grupet e ndërhyrjes së shpejtë kanë mbërritur në Razëm dhe nisur marshimin në këmbë për në vendin ku kanë mbetur të rinjtë!

Policia duhet të ecë në këmbë së paku 20 km nëpër rrugë malore. Lajmi i mirë është se policia ka mundur të hyje në kontakt me të rinjtë duke komunikuar me celular. Njëri prej tyre ka shqetësime shendetësore por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Për momentin mësohet se të rinjtë janë strehuar në një stan veror, deri sa të mbërrijnë grupet e gatshme të policisë, që po udhëtojnë në drejtim të tyre. Duhen së paku 5 ore që të përfundojë ky operacion, por e rëndësishme është që kontaktet mes të rinjve të bllokuar dhe policisë në operacion, janë vendosur.