Hakim Ziyech do të vazhdojë të luajë në Chelsea së paku deri në fund të sezonit.
Futbollisti maroken ishte pranë transferimit në Paris Saint-Germain, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.
“Blues” në fakt e kanë dërguar të njëjtin dokumente tri herë gabim mbrëmë, ndërsa më pas u mbyll afati kalimtar i janarit dhe më s’kishte kohë për klubin nga “Parku i Princave”.
Liga Profesionale e Futbollit (LFP) vendosi kundër huazimit të lojtarit në PSG, e cila u ankua dhe bëri kërkesë që të bëhej një përjashtim në këtë rast.
Komiteti u mblodh sot në mëngjes për ta shqyrtuar këtë rast dhe vendosi kundër lëvizjes.
Ziyech kishte arritur në Paris të martën për ta kompletuar transferimin në PSG dhe i kishte kaluar vizitat mjekësore.
Sidoqoftë, atij i duhet të kthehet në Londër dhe të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Ai ishte kryesisht rezervist në këtë edicion duke i zhvilluar veç 6 ndeshje nga fillimi me ekipin nga “Stamford Bridge”.
Chelsea bëri përforcime të mëdha në janar dhe kjo nënkupton se Ziyech mund të ketë edhe më pak hapësira në pjesën e dytë të këtij edicioni.