Vendosni fjalën kyçe....

I spiunoi kamarieri, çifti rus arrestohet në restorant pas kritikave që kishin për Putinin


 

Arrestimet e Rusisë ndaj shtetasve të saj që mohojnë luftën në Ukrainë tashmë janë bërë një gjë e zakonshme, por duket sikur temtakulat e përgjimit kanë hyrë jo vetëm në rrugë dhe televizione por edhe në ristorante.

Kështu I ka ndodhur edhe çiftit Alexey Ovchinnikov, 42-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Aleksei Ovchinnikov, 40 vjeç, që ishin duke darkuar në një restorant në Krasnodar të Rusisë, të cilët po kritikonin luftën e Rusisë. ,

Arrestimi erdhi pasi ka qenë kamerieri që i ka dëgjuar dhe më pas ka raportuar rastin në fjalë. Teksa prangosej nga policët, 42-vjeçarja nisi të flasë me zë të lartë, ku tregoi mbështetjen e plotë për Ukrainën, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg.

“Do t’i shkojë deri në fund, lavdi Ukrainës. Jo, nuk dua të hesht, nuk dua të hesht. Slava Ukraini! Slava heronjve! Slava Zelensky”, bërtiste rusja para policëve.

 

VIDEO