Vendosni fjalën kyçe....

Mediu bashkëdrejton Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: Tensionet e qëllimshme në Kosovë të nxitura nga Rusia


Pas takimit me kreun e Kongresit Amerikan  Kevin McCarthy dy ditë më parë në Washington DC, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë me temë ‘Agresioni rus në Ukrainë e ndikimi i Rusisë e Kinës në rajonine Ballkanit’.

Si bashkëdrejtues i këtij forumi bashkë me dy kongresmenë amerikanë, Pete Sessions e Robert Aderholt, Mediu shkruan se në këtë forum kanë marrë pjesë 10 kongresmenë amerikanë si dhe delegacione nga shumë vende evropiane.

Mediu thekson se gjatë mbledhjes ka theksuar problemet në Ballkan e mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsorizuar nga Rusia me qëllim tërheqjen e vëmendjes së luftës në Ukrainë.

“Washington DC. Ishte privilegj i vecantë që të organizoj dhe drejtoj së bashku me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë me temë”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”. Në këtë takim morën pjesë 10 kongresmenë Amerikan: Cong Sessions:Aderholt: Lutrell: Wilson: Wamp: Moolinar, Mann etj. Po ashtu delegacione nga: Ukraina:Lithuania:Polonia:Rumania:Bullgaria:Kosova:Bosnja: Kroacia:Shqipëria: Mali i Zi: Maqedonia e Veriut: Serbia Britania: Autoritete nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Keshilli i Sigurisë kombëtare.

Në takim theksova problemet në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsoriziar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente sic janë. Shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën, situata në Bosnjë, dhe vecanërisht kërkesa e Republika Sërbska për shkëputje nga Federata e BiH. Tensionet e qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut prezenca e fuqishme ekonomike e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare.” – shkruan Mediu.

Ai shton më tej se kongresmenët amerikanë shprehën mbështetjen për të ndihuar Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë si dhe shprehën shqetësimin për ndërhyrjet e Kinës në Ballkan e më gjerë përmes nismës 17+1 Road and Belt.

Mediu shkruan gjithashtu se vitet e fundit Kina është kthyer në çdo vend në kërcënim për privatësinë e qytetarëve.

“Kongresmenët shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe mposhtur regjimin e Putinit, ashtu sic shprehën shqetësimim e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon dhe më gjerë nëpërmjet Iniciativës 17+1 dhe Road and Belt. Pothuaj në cdo vend tashmë Kina është kthyer në kërcënim për privatësinë e shtetasve tanë. Delagacioni shqiptar kishte në përbërje edhe deputetët Gjiknuri: Cupi dhe Gjylameti. Po ashtu delegacioni Kosovës përfaqësohej nga ish kryeministrat Haradinaj: Hoti, kryetari i PDK Krasniqi dhe deputet nga gjithë grupet parlamentare.” – mbyll shënimin Mediu.