I pyetur nëse ka diskutuar me Kreun e PD Sali Berishën për mbarëvajtjen e protestës që do të mbahet në 11 shkurt nga opozita, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ka rënë dakord me zotin Berisha, që protesta të jetë një ‘uragan’.
“Të jeni e sigurt që kjo qeveri është rrëzuar prej kohësh, por e kishte korruptuar ledershipin e eopozitës. Por është kalbësuar, që bie erë antishttet dhe prodhon vetëm varfëri ndaj qytetarëve që e kanë rrogën 40 % më pak se vendet fqinj.” tha Meta.
“Rama nuk ble vetëm shërbimet por edhe heshtjen. Prandaj kemi rënë dakord me zotin Berisha që protesta të jetë një uragan në datën 11 shkurt.”
“Rama dryshimin në Shqipëri nuk e ndal dot. Ky njeri mbas 10 vjetësh shkatërroi shtetin. Kemi rënë 25 vende në 6 vjet për korrupsionin. Është shteti më i kapur që nuk krahasohet me shtet më të varfëra të afrikës.” u shpreh Meta.