Një ngjarje tjeter e rëndë pas vdekjes në maternitetin e Elbasanit të 34- vjeçares, është regjistruar ditën e sotme në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”, pasi një 29-vjeçare ka ndërruar jetë.
Një ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj rreth 5 kg, e reja ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave të bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.
Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji, dhe as nuk ka pasur probleme në lindje. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun.