Ukraina ka nisur një valë të re bastisjesh kundër korrupsionit ndaj figurave të profilit të lartë, duke përfshirë një nga njerëzit më të pasur të vendit, Ihor Kolomoisky.
Shtëpia e ish-ministrit të brendshëm Arsen Avakov u kontrollua gjithashtu, si pjesë e spastrimit të dukshëm, sipas BBC.
Gjithashtu një aksion kundër korrupsionit u mbajt edhe ndaj drejtuesve të shërbimit doganor të cilët u shkarkuan.
Kreu i partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky në parlament tha se Ukraina do të ndryshojë gjatë luftës
“Nëse dikush nuk është gati për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë,” tha David Arakhamia në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ukraina është vënë nën presion në rritje nga partnerët e saj perëndimorë, veçanërisht BE-ja, për të luftuar korrupsionin. Kur Zelensky erdhi në pushtet në vitin 2019, ai përmendi luftën kundër korrupsionit si një nga prioritetet e tij kryesore.
Kievi do të presë një samit me zyrtarë kryesorë të BE-së këtë javë, i parë nga Ukraina si shumë i rëndësishëm në shtytjen e saj për anëtarësimin në unionin 27-anëtarësh. Kyivit iu dha statusi i kandidatit për në BE katër muaj pas pushtimit të Rusisë, por atij iu kërkua të bënte më shumë për të luftuar korrupsionin.
Ndërsa dhjetë figura kryesore ukrainase dhanë dorëheqjen javën e kaluar, si pjesë e spastrimit, duke përfshirë zëvendës shefin e zyrës së Zelensky, Kyrylo Tymoshenko.