Drejtori i Spitalit të Elbasanit Agron Gaxha ka deklaruar se pacientja 34-vjeçare që ndërroi jetë pas abortit në materniteti kishte marrë trajtimin e nevojshëm në spital.
Në një reagim për Report Tv ai tha se pret ekspertizën mjeko-ligjore për rastin në fjalë.
“Pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Nuk mund të shprehemi për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Jemi ende në pritje të shkresës.” – tha Gaxha.
34-vjecarja humbi jetën më 30 janar 2023, gjashtë orë pas kryerjes së abortit në maternitetin e spitalit.
Ajo kreu një procedurë aborti rreth orës 12:00 të mesditës ndërsa pas largimit në banesë pati ndërlikime shëndetësore duke u dërguar në Maternitetin e Elbasanit ku edhe ndërroi jetë.
Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet ndaj dy mjekëve të spitalit, 56-vjeçarit A.P e 60-vjeçarit B.Gj.