Vendosni fjalën kyçe....

Çështja e vulës së PD-së, caktohet gjyqtarja


Sot është rihedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve për dosjen e ankimimit të Partisë Demokratike.

Çështja e vulës së Partisë Demokratike në Apel do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacera e Astrit Kalaja.

Mes dy grupeve në PD ka një përplasje se kujt i përket ligjërisht Partia. Alibeaj pretendon të mbajë ligjëisht partinë, ndërsa grupimi i Berishës kërkon t’i regjistrohen ndryshimet e bëra në statut pas largimit të Bashës dhe votimeve të zhvilluara nga “Foltorja”.