Përveç përgjigjieve të djeshme në emisionin Top Story, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në Twitter, lidhur me akuzat që opzita ka ngritur ndaj tij për çështjen McGonigal.
Ai e ka quajtur të degraduar dhe të çekulibruar se kurrë më pare opozitën shqiptare, duke i quajtur të gjitha akuzat si ndotje dhe gënjeshtra.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur” – shkruan Rama në Twitter.