Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 5 të tjerë


5 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të Call Center, në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia