Nga Agron Gjekmarkaj
Luçia Nadin e Aurel Plasari kanë krijuar një ngjarje kulturore e cila të fut në shtjella krenarie e kurioziteti të pamatë.
“Barleti i hershem” një liber i ri, zbulim i pakontestueshem, një magjepsje e re për botën arberore, për shqiptaret paraosmanë e në perballje me ta. Aty i ndien ato inde që herë u dobesuan në atdhe por u ruajten në Europë, e tjetër herë pulsuan në atdhe dhe u rikonfirmuan në Europë.
Luçia Nadin është një dhuratë nga Zoti për albanologjinë dhe studimet historike shqiptare. Profesoreshë në Venecia, ka zbuluar kaq shumë: “Statutet e Shkodres” , “Statutet e Drishtit” , rrugetimin e shkodranëve në Venedik me librin “Migrazioni e integrazione. Il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552)” , gjurmet e lidhjet e Skenderbeut me Republiken, shënjat shqiptare kudo, intelektualet Barletin e Beçikemin, shtypeshkruesin arberor, De Vitali e kontributin e tij per “Mesharin” e Buzukut e shumë të tjetra befasi kulturore.
Aurel Plasari dendi i madh i dijeve shqiptare në luftë me kohen për të zbuluar sa më shumë, për ta shkruar sa më bukur të gjeturen, larg çdo tautologjie vanitoze autori i shumëçkaje cilesore e të patjetersueshme, të dobishme e të pazevendesueshme, mbi të gjitha i “Skenderbeu- Një histori politike”, ka bashkuar penden, pasionin dhe dijet me zonjen Nadin për të saknsionuar pozicionin e Marin Barletit në kontekstin europian të kohes dhe po kaq fuqinë e tij themeluese në kontekstin e vijueshem të kohes arberore e shqipetare.
E thotë Prof Mandalà-u në parathënie: Ky liber i shkruar bukur , sherben për ngjitjen e Barletit në vendin parësor, që e meriton dhe që, pas këtij studimi, nuk mund t’i diskutohet më… ! Njëkohshem vjen e plotë hedhja dritë mbi ngritjen dhe shkëlqimin e një humanisti tanimë europian.
Një zbulim i paralajmeruar qysh në vitin 2018 u bë realitet. Në Biblioteken Kombetare të Frances , departamenti i dorëshkrimeve u gjet një tekst i bërë me dorë në latinisht ” De Bello Scodrensi brevissimus libellus” !
Shumë herë e shumë kush nder shekuj e epoka në menyrë analitike e legjendare pat hedhur shpoti e mohime mbi autorësinë e kesaj vepre, mbi aftesinë e nderin intelektual të Marin Barletit per qellime të ndryshme!
Nuk munguan as ata që i vunë në diskutim të qenit a luftetar a deshmitar në betejen e madhe të Shkodres që Venecia nuk e harroi kurrë e shumë më teper pasi e humben s’kishin si ta harronin shqipetaret.
Zbulimi i Nadin dhe Plasarit stabilizon raportin mes Barletit dhe Beçikemit duke provuar se vepra e të parit ishte botuar para “panagjerikut”dhe se nuk ishte Barleti që ka huazuar nga i pari po Beçikemi nga Marin Barleti.
Në vepra të tilla perfundimet janë ato që i imponohen kujteses, teksteve të historisë, katedrave a më gjerë.
Por do të ishte një mekat ta pertypesh atë pa shijuar rrugen , analizen , stilin atë botë arberore të ngarkuar në anije emigrantesh e të mberritur në piacen e “Shën Markut”!
Gjithëaq nese nuk merresh me detajet e perpjekjeve që arberoret si Barleti apo Beçikemi bënë për të rrefyer gjithesa si identitet e autenticitet, si kujtese e mbijetese , si perkatësi po edhe si kontribut të shqiptarve në luften që Europa bëntë për tu mbrojtur e konservuar qyteterimin e vet nën kercenim.
Nadin dhe Plasari me atë stilin që të ndjell e tën të biesh në dashur me librin që s’të lë të ikesh ja dalin të na perkufizojnë , mendjen, doren dhe shpatullat e Marin Barletit, fuqinë e tyre për të mbajtur mbi të kujtimin e një bote që nuk është më, të asaj arberore, me zulmen e vajet e veta që prifti shkodran e ruajti e bashkë me të edhe Gjergjin -Skenderbeun duke i bërë me të madhin sherbim pasardhësve duke ju treguar se kush ishin por mbi të gjitha të drejten për të qënë perseri, një e drejtë kjo sa historike po aq hyjnore, një drejte për të cilen ështe luftuar, e cila është shkruar e dokumentuar, një e drejte që na dhe mundesinë të behemi komb e shtet e të rikthehemi në Europë pas shekujsh.
Merret me mend sa falenderues e mirnjohes duhet të jemi ndaj Luçia Nadin e Aurel Plasarit.