Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta Në një komunikim me gazetarët deklaroi se Kryeministri Edi Rama nuk mund të bëjë grusht shteti për të shpëtuar veten e tij nga skandali që është përfshirë me ish agjentin e FBI, McGonigal.
Meta theksoi se Komisioni Hetimor do të ngrihet dhe Rama do largohet.
Ai deklaroi se skandali do të thellohet me fakte të reja dhe persona të tjerë.
“Emri i Ramës është 14 herë në vendimet e drejtësisë amerikane për këtë çështje. Ato sapo kanë filluar. Së dyti, artikulli i NY Times i referohet prokurorëve në Uashington. Ata e thonë shumë qartë; ka ndërmarrë hapa për përfitime të këtij politikani.
Unë jam i bindur që komisioni hetimor do ngrihet, jam i bindur që Rama do largohet. Ne nuk mund të lejojmë më që të jemi pa parlament. Nuk mundet. Është detyrim kushtetues. Grusht shteti Edi Rama për të shpëtuar veten e tij nga një skandal i këtyre përmasave që do thellohet me fakte të reja dhe me persona të tjerë, absolutisht nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Meta.