Ditën e sotme është shembur mbikalimi i këmbësorëve te “Ura e Bahçallëkut”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Nga rrëzimi i mbikalimit është bllokuar edhe rruga.
“Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.
Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit”-thuhet në njoftimin e policisë.