Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet një sasi prej 20 gramësh kokainë e ndarë në 40 doza gati për t’u shitur.
Ai shiste drogën duke lëvizur me biçikletën e tij.
Shqiptari është arrestuar nga autoritetet italiane në periferi të Milanos pasi është kapur me kokainë në orët e para të së hënës.
Sipas mediave të huaja 28-vjeçari, u ka rënë policëve në sy, pasi ai ka tentuar tju largohet atyre, kjo gjë që ka nxitur këta të fundit ta ndjekin. Pasi është rrethuar nga policia i riu është përpjekur të hedhë biçikletën drejt efektivëve dhe më pas ka goditur një prej tyre në gjoks, por ka dështuar të largohet më tej.