Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët e BE-së detyrohen të streohen nga rënia e sirenave për sulm ajror


Pasi zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian vizitojnë vendin dhe po mbajnë samitin BE- Ukrainë, sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën për herë të dytë brenda 1 dite, sipas CNN.

Me delgacionin e BE ndodhet edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Gjatë konferencës për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Von der Leyen tha se gjatë kohës që ka qenë në Maidan ishin përballur me një sulm ajror dhe u detyruan të strehohen në një strehë. 

“Pas një vizite të shkurtër në postën e Maidanit për dërgimin e llambave LED, pati një sulm ajror dhe ne u detyruam të strehoheshim në një strehë. Dhe kjo tregonte realitetin e çdo dite. Realiteti i luftës kush jetonte këtu ” tha Ursula Von der Leyen.