Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Alda Klosit, detaje nga dëshmia e pastrueses: Zyrtarja më tha të merrja 120 mijë eurot


Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Alda Klosit ditën e djeshme nga policia e Tiranë.

Ish-zyrtarja e kryeministrisë u arrestua dje në mbrëmje me një urdhër ndalimi nga prokuroria pas një dëshmie të gjatë nga pastruesja Rozeta Dobi.

BalkanWeb” raporton se 49-vjeçarja ka rrëfyer para hetuesve duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.

Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ndërkohë sipas Report TV, raportohet se Alda Klosi thotë se nuk ka bashkëpunuar me pastruesen Dobi për të grabitur banesën.

Kujtojmë që Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga pastruesja rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte pasur sasi të mëdha parash. Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobit dhe djalit të saj ku u gjetën 120 mijë euro në banesë, në një deklarim të dytë, 3 javë pas vjedhjes Alda Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në SHBA.

Më pas përgjimit ambiental të pastrues së djalit të saj pas arrestimit, policia zhvilloi sërish kontroll në banesën e pastrueses dhe në tubin e aspirimit iu gjetën mbi 400 mijë euro të tjera.